Shkëlqimi dhe rënia e Bukovskit: nga shok ekipi me Taulant Xhakën, te… Luftëtari

Futbolli është i paparashikueshëm. Evolimi i futbollistëve është i çuditshëm, pasi në momentin që mendon se do të kesh gjithë botën në duar në vitet e ardhshme, e sheh veten duke u zvarritur për të qenë pjesë aktive e kësaj loje.

Shembulli i qartë është lojtari i Luftëtarit, Hrvoje Bukovski. Zvicerani ishte pjesë e akdemisë së Freiburgut. Arriti të shpallej kampion gjermanie me moshën deri në 19 vjeç, madje fitoi dhe kupën atë vit. Portieri ishte pjesë e Zvicrës U-17, asaj Zvicre të brezit të artë të Shaqirit&CO. Asaj plejade që u shpall kampione bote në Nigeri.

Karriera e 26-vjeçarit ka qenë vetëm në rënie, pasi nga ekipi kombëtar i Zvicrës U-17 ku ishte shok ekipi me Taulant Xhakën dhe Xherdan Shaqirin e sheh veten te skuadra e Luftëtarit pas një rënie të frikshme. Pritshmëritë për të ishin të mëdha, por futbollistët e rinj premtues nuk dalin gjithmonë të tillë. Të shohim nëse do të rizgjohet në kampionatin shqiptar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *