Shkëlqeu në debutim me Atletikon, Diego Kosta me humor për Suarez: Tani kemi një person që të kafshon

Debutimi rezultoi mjaft i shkëlqyer për Luis Suarez, i cili shënoi 2 gola dhe dhuroi një asist me Atletiko Madridin, në fitoren e kësaj te fundit 6-1 ndaj Granadas. Sulmuesi uruguajan tregoi dhe njëherë se karriera e tij nuk është drejt fundit dhe i çon një sinjal Barcelonës, për ta vënë në dijeni gabimin që kanë kryer duke e larguar.

Partneri i 33 vjeçarit në repartin e sulmit, Diego Costa ka thurur elozhe për të, duke theksuar se tashmë Atletiko Madrid është një ekip luftarak. Në një prononcim për mediat, ai nuk ngurron të rikthejë me shaka, zakonin e vjetër të Suarezit për të kafshuar.

“Me ardhjen e Suarezit, tashmë Atletiko Madrid ka një person që të kafshon dhe një që lufton e të gjuan.”- u shpreh duke bërë shaka Diego Costa.

Atletiko Madrid pritet të transferojë edhe Cavanin nga PSG, teksa ky i fundit ka humbur çdo shans për të siguruar një fanellë titullari tek parizienët. Uruguajani do të bënte një dyshe speciale me Suarez, të cilin e njeh shumë mirë dhe nga Kombëtarja./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *