Prej kohësh ishte përfolur, tani kishte mbërritur momenti i zyrtarizimit. Bekim Rexhepi ka kaluar te Partizani. Portieri që ishte pjesë e Skënderbeut pas huazimit nga Shkëndija, shkëlqeu gjatë sezonit të shkuar me super pritjet e tij në Superiore. Kryeqytetasit kanë arritur gjuhën e përbashkët me Shkëndijën dhe firmosën me Rexhepin për tre vitet e ardhshme.
”Bekim Rexhepi do të jetë pjesë e Partizanit për tre sezonet e ardhshme. FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me KF Shkëndijën e Tetovës për transferimin definitiv të portierit nga Shkupi, i cili ka zgjedhur të kuqtë për të vijuar karrierën në kampionatin tonë. Gardiani 25 vjeçar ishte pjesë e Skënderbeut në formulën e huazimit nga KF Shkëndija”, shkruhej në njoftim. /Sport Ekspres/