Zyrtare: Shkëlqeu me Skënderbeun, firmos në Suedi

Benejam Demte u largua në janar nga Skënderbeu, ndërkohë që u tha se mesfushori etiopian kishte probleme shëndetësore. Klima ia bënte të pamundur të vijonte në Korçë, ndaj u pa e udhës të ndërpritej bashkëpunimi.

Demte këtë sezon ishte një nga titullarët fiks të Skënderbeut dhe largimi i tij normalisht që la një “gropë” në mesfushë. Gjithsesi drejtuesit korçarë e zëvendësuan 20-vjeçarin, i cili tanimë ka gjetur edhe ekipin e ri.

Ai ka nënshkruar së fundmi një kontratë 2-vjeçare me Sirianska. Klub suedez garon në ligën e dytë. Për Demte kjo do të jetë një mundësi e mirë për t’u ekspozuar dhe për të gjetur një tjetër ekip. Në gjysmën e parë të sezonit ai bëri mirë me Skënderbeun dhe tashmë nis një eksperiencë të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *