Të shkëlqesh dhe të bësh diferencën kur je në vendin më të keq të mundshëm, padyshim që duhet të mbartësh vlera të mëdha. I tillë ishte Ardit Hoxhaj këtë sezon me Flamurtarin e 1001 problemeve, që vetëm për objektiva nuk mund të diskutohej, teksa e morën rrugën drejt Kategorisë së Parë që në dhjetorin e vitit të kaluar, pasi ende nuk rregjistrohej një fitore.
Por gjithmonë kemi parë të spikat në lojë Ardit Hoxhaj, që nëpërmjet golave të realizuar, po i bënte vlonjatët në gjysmën e dytë të sezonit një “kockë e fortë” për kundërshtarët. Së fundmi në mediat turke raportohet se për këtë futbollist shfaq interes Menemespori në Turqi. Për momentin mbetemi në fazën e interesimeve, ku ekipi turk po sheh mundësinë për ta marrë Hoxhajn në merkaton e verës me bindjen që do ta përfocojë më tepër ekipin. /Sport Ekspres/