Atalanta ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme në Ligën e Kampionëve. Bergamaskët kanë mposhtur Çelsin me shifrat 2-1 dhe tashmë renditen të 3-tët në klasifikim. Titullar në këtë sfidë ishte edhe Berat Gjimshiti. Ky i fundit ka marrë edhe vlerësimet e trajnerit pas përfundimit të ndeshjes. Rafaele Paladino ka thënë për mediat se mbrojtësi shqiptar ishte i përsosur në kryerjen e detyrave të tij.
“Ata (Çelsi) janë të fortë. Mund të luajnë me këmbë dhe në thellësi gjithashtu. Një ekip i frikshëm. Djemtë e mi ishin të përsosur. Gjimshiti, Kosojunu dhe Kolashinaci i mbajtën mbulimet e tyre një kundër një dhe ishin të përsosur”, ka deklaruar Rafaele Paladino./Sport Ekspres/