Shkarkimi i Tuchel! Chelsea bëhet gati për të afruar trajnerin e ri, Graham Potter që rriti një tjetër lojtar shqiptar në Angli

Nuk është pritur më gjatë, Tuchel është larguar nga Chelsea. Për shkakun e rezultateve të dobëta dhe ndarjes së mendimeve për disa lojtarë, presidenti i ri i londinezëve ka zgjedhur që t’i tregojë derën Tuchel. Koha nuk pret dhe zyrtarizimi i trajnerit të ri nuk do të vonojë.

Mediat britanike bëjnë të ditura se Chelsea ka kërkuar leje nga Brighton për të folur me trajnerin e tij, Graham Potter. Brighton e ka dhënë lejen për të diskutuar detajet e marrëveshjes dhe gjithçka pritet të zbardhet pas pak orësh.

Sa i përket Potter, formacioni i tij i preferuar është 3-5-2. Në të kaluarën ai ka ngritur një element që i përkiste lojtarëve shqiptarë, Bersant Celinën. Lojtari i Kosovës kaloi kulmin e karrierës me Potter te Sëansea, duke u transformuar. Gjithashtu Potter kishte te Brighton edhe Andi Zeqirin, por në fund zgjodhi largimin e tij te Bazeli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online