Shkarkimi i Visente Morenos ka ardhur si një rrufe në qiell të hapur. Espanjoli ka psur një performancë negative në 5 javët e fundit, ku kanë arritur të grumbullojnë vetëm një pikë kundër Osasunës. Kaq ka mjaftuar që klubi të merrte vendimin ekstrem vetëm dy javë përpara fundit të kampionatit në La Liga.
Një vendim i pakuptueshëm deri diku, pasi Moreno ka arritur të përmbushë me sukses objektivat për dy sezone rresht. Vitin e shkuar Espanjoli fitoi La Liga 2 nën udhëheqjen e tij, duke siguruar kështu biletën për në elitë. Ndërkaq, këtë sezon ka arritur të sigurojë qendrimin mes 20 ekipeve më të mira të Spanjës. Pas shkarkimit të Morenos, tashmë Keidi Bare mund të drejtohet nga një ish-kampion bote si Fabio Kanavaro, i cili shihet si një nga kandidatët për të marrë postin e trajnerit te Espanjoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/