“Shiteni Granit Xhakën dhe më merni mua falas”, ish-lojtari i Arsenalit poshtëron mesfushorin

Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq pas një veprimi foshnjarak duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë, e cila u gjend e pafuqishme përballë Burnley duke u humbur këtë ndeshje me shifrat 0-1, pas një autogoli të Aubamenyang. Lojtari me origjinë shqiptare po zhvillon shumë performance të dobëta me skuadrën e Arsenalit dhe kjo i ka nxehur tifozët e Arsenalit të cilët kërkojnë largimin e tij.

Ish lojtari i Arsenalit, Frimpong shprehet se Xhaka nuk është në nivelin e Arsenalit dhe tifozët meritojnë lojtarë më të mirë. “Le ta zgjidhim menjëherë këtë punë. Tifozët meritojnë më shumë sesa këto shfaqje të turpshme. Shiteni Granit Xhakën dhe më merni mua falas.”- ishin postimet në Tëitter të ish lojtarit të Arsenalit, i cili ndjen dëshpërimin e tifozëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online