“Pse budallenj na dini?”, Klodian Duro shpërthen në Kosovë: Ku i kanë rezervuar pushimet këta arbitra?

Klodian Duro ka shpërthyer në Kosovë sa i përket arbitrimit. Trajneri shqiptar që ka marrë drejtimin e Feronikelit nuk është ndarë aspak i kënaqur nga humbja në shifrat 3-2 kundër Llapit. I ftuar në “Klan Kosova” do të tregonte hapur sesi arbitrat po e dëmtojnë ekipin që po drejton në elitën e futbollit të Kosovës, duke ngritur pikëpyetje edhe mbi pushimet që të tjerët do t’i ofrojnë gjyqtarëve për Vitin e Ri.

“Kam ardhur në Kosovë ta japim përvojën time në futboll dhe ju them se Feronikeli është i vetmi klub që rrezikon se luan me tri mbrojtës. Pikët e kësaj tabele nuk janë reale, ne kemi bërë ankesa zyrtare në FFK, gjyqtarët u rregulluan për dy javë dhe tani filluan prapë, menduan se jemi budallenj ne? Nuk e di ku do t’i rezervojnë pushimet e Vitit të Ri këta gjyqtarë, por shpresoj të mos rikthehen më në Superligën e Kosovës”, tha Duro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online