Shishet e ujit në “Loro Boriçi”, Salihi e sheh ndryshe: Nuk e kishin me arbitrin, por me Vllazninë

Situata në “Loro Boriçi” ka degraduar në ditën e djeshme, atje ku Tirana fitoi me rezultatin 0-2 ndaj Vllaznisë. Një numër i madh i shisheve të ujit kanë përfunduar në fushë, ndërsa si shënjestër kishin edhe lojtarët e Tiranës.

Padyshim ky moment ishte për t’u harruar në atë stadium të stërmbushur. Shumë e justifikuan me vendimet që arbitri Enea Jorgji po jepte gjatë takimit, por legjenda shkodrane e futbollit, Hamdi Salihi, e sheh ndryshe. I ftuar në “Rubrikën Sportive”, ky i fundit shprehet se tifozët kanë reaguar kundër skuadrës së tyre.

“Reagimi në “Loro Boriçi”? Për mua ishte e pajustifikueshme. Ishte më tepër një shfryrje e inatit nëse mund të them kështu, rreth momentit që po kalon skuadra, jo për vendimet që nuk ka dhënë arbitri. Tifozët nuk janë dakord me gjendjen e Vllaznia. Por sigurisht që është reagim i gabuar nga ana e tyre”, ka thënë Salihi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *