“Shikoj lajmet në rrjetet sociale dhe qesh”, Donaruma komenton zërat e largimit nga PSG për shkak të Navas

Donaruma luajti si titullar në përballjen e djeshme të PSG ndaj Manchester City. Portieri i francezëve kreu disa pritje vendimtare duke dëshmuar edhe njëherë vlerat e tij. I pyetur nga ana e gazetarëve sa i përket lajmeve për largimin e mundshëm që kishte qarkulluar në media, Donaruma ka thënë:

“Njerëzit po flasin për mua në rrjetet sociale se do të largohem nga PSG pasi Navas po luan si titullar. I shoh dhe vetëm qesh. Aty është plot me lajme të rreme. Jam plotësisht i lumtur te PSG, klubi po më mbështet, njerëzit le të flasin”, tha Donaruma. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online