Interi ka barazuar me shifrat 1-1 ndaj Juventusit në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Lukaku arriti të shënonte me penallti në minutën e fundit, me barazimin që shijoi si një fitore.
Përpara se të shpërthen përplasja e madhe mes lojtarëve, Kristjan Asllani ndërroi fanellën me një prej lojtarëve të Juventusit. Chiesa i dha fanellën mesfushorit shqiptar dhe mori prej tij atë të Interit, ndërsa më pas skenën e mori lufta fizike mes Handanovic dhe Cuadrados. /Sport Ekspres/