Shihet si një prej lojtarëve që do të bëjë diferencën në Europë, Atletiko Madrid kërkon të marrë Dusan Vlahovic

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Sulmuesi serb, Dusan Vlahoviç ishte një nga lojtarët që spikati më shumë në Seria A në sezonin që sapo lamë pas. Klubet e mëdha si Interi dhe Juventusi ishin të interesuara për shërbimet e lojtarit, por asnjë marrëveshje nuk u arrit midis këtyre skuadrave dhe Fiorentinës që zotëron kartonin e serbit.

Sipas “Sky Sport” Atletico Madrid është futur seriozisht në garë për të transferuar Vlahoviç. Oferta që kampionët e Spanjës i kanë bërë Fiorentinës është 50 milionë euro. Në ditët në vazhdim pritet që skuadra “vjollcë” të analizojë ofertën dhe përpara përfundimit të merkatos, Vlahoviç pritet të veshë fanellën e Atletico Madrid. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *