Shifrat që të mahnisin te Leeds-i i “të çmendurit”, më tepër mbajtje topi ndaj Liverpulit dhe Manchester City

Të luash në katër ndeshjet e para të “Premier League” dhe të kesh më tepër kontroll të topit në përballjet kundër Liverpulit dhe Manchester City. Në pamje të parë duket se bëhet fjalë për një ekip gjigand të Anglisë, por jemi duke folur për Leeds, që u ngjit së fundmi në elitë.

E drejtuar nga “i çmenduri Bielsa”, është duke bërë lojën që vetëm po duartrokitet në Angli. Edhe në përballjen e djeshme që u mbyll në shifrat 1-1 ndaj Manchester City-t ka zhvilluar një ndeshje fantastike, me aksione model dhe ku u flirtua me fitoren.

Sa i përket mbajtjes së topit ishte në favorin e Leeds në shifrat 52.4%, ndërsa edhe në përballjen me Liverpulin do të kishte 51.2% të kontrollt të lojës. Në një farë mënyre Bielsa arrin që t’i rrëmbejë Guardiolës edhe krenarinë e vetme që e përdor si justifikim gjithmonë pas një dështimi, duke treguar dominimin e tij ndaj kundërshtarit dhe për t’ia adresuar gjithçka fatit. Por në rastin ndaj Leeds nuk është më njësoj dhe rezultati duhet pranuar në publik për vetë mënyrën sesi ka ardhur për “qytetarët” . /Sport Ekspres/

? Liverpool (a) – 51.2%
? Fulham (h) – 50.3%
? Sheff Utd (a) – 63.7%
? Man City (h) – 52.4%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *