“E dinë njerëzit që e njohin futbollin”, Bekim Balaj nuk shqetësohet për kritikat: Nuk jam këtu vetëm për gola

Bekim Balaj është duke vuajtur “thatësirën” në Austri atje ku nuk ka mundur të tund rrjetën e kundërshtarëve prej shumë muajsh. Por teksa kthehet në çështje kryesore fakti se sulmuesi i Sturm nuk ka nuhatjen përpara portës, vetë lojtari i ka hequr disi përgjegjësitë nga shpatullat.

Në një intervistë të fundit Balaj shprehet se detyra e tij nuk është vetëm për të shënuar, por edhe për të ndihmuar shokët e skuadrës. “Sigurisht që unë nuk jam i kënaqur me atë që kam dhënë deri tani. Kemi ndryshuar filozofinë e lojës dhe tani jam më afër me portën kundërshtare.

Njerëzit qe e dinë futbollin e kuptojnë se unë nuk jam vetëm për të shënuar gola këtu. Nuk jam një sulmues klasik që rri dhe pret përpara portës. Por unë jap gjithçka për të mirën e skuadrës dhe nuk ishte një çështje që të largohesha në këtë merkato të verës”, u shpreh Balaj që është lënë jashtë edhe nga Reja sa i përket ndeshjeve të ardhshme të Kombëtares./ Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online