Kristof Piatek nuk mund të kishte ëndërruar një fillim më të mirë për aventurën e tij te Milani. Investimi prej 35 milionë eurosh duket se do justifikohet shumë shpejt. Po t’u hedhim një sy shifrave diferenca midis efikasitet të polakut dhe të larguarit Higuain të lë me gojë hapur.
“El Pipita” shënoi 6 gola në 17 ndeshje (16 në Serie A, 1 në Kupë), ndërsa polakut Piatek i kanë mjaftuar vetëm pesë ndeshje me fanellën e “djallit” për të barazuar ecurinë e argjentinasit.
Një tjetër e veçantë e golave të Piatek është se kanë ardhur ndaj kundërshtarëve me Emër si dopietat kundër Napolit dhe së fundmi Atalantës e golin barazimin 1 – 1 kundër Romës.