Shifrat flasin qartë për vëmendjen, Kristiano Ronaldo ndiqet më tepër se të gjitha ekipet e Premier League së bashku

Cristiano Ronaldo u rikthye tek klubi ku nisi karrierën e tij legjendare. Vetëm pak ditë më parë portugezi zyrtarizoi largimin nga Juventusi dhe tashmë është pjesë e Manchester United. Përveç klasit që zotëron në fushën e lojës, 36 vjeçari sjell vëmendjen botërore në Premier League.

Ronaldo është atleti më i sukseshëm në botë dhe askush nuk i afrohet. Statistikat në Instagram tregojnë se portugezi ka më shumë vëmendje se të gjitha skuadrat e Premier League së bashku. Në Instagramin e Ronaldos numërohen rreth 335 milion ndjekës, ndërsa të gjitha skuadrat angleze në total grumbullojnë 184 milion ndjekës. Praktikisht vëmendja rreth ish sulmuesit të Realit të Madridit është 2 herë më e madhe sesa e Premier Ligës në tërësi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online