Historia e vjetër kur Ferguson nuk e llogariti të mirën e tij para portugezit, shpjegimi i fjalëve të Ronaldos: Kjo është për ty

Kristiano Ronaldo është rikthyer sërish te Manchester United duke lënë Juventusin. Në media u raportua se një rol shumë të rëndësishëm në këtë transferim e ka luajtur Ferguson. Ky i fundit ka bindur futbollistin që të lërë idenë e Manchester City dhe t’i bashkohet djajëve të kuq. Ndërkohë vetë portugezi ka bërë një postim emocionues sa i përket rikthimit të tij dhe në fund shkruan: “Ferguson, kjo është për ty”. Ronaldo ruan marrëdhënie të jashtëzakonshme me Ferguson dhe gjithmonë e ka konsideruar si një baba të dytë.

“Kur babai im ishte në spital në Londër, shumë sëmurë dhe në koma, i thashë: “Trajner, dua që të iki dhe të shikoj babain tim. A mund të largohem?”. Në të njëjtën kohë ishin edhe javët vendimtare të kampionatit. Ferguson më tha: “Largohu për një ditë, dy ditë, edhe një javë nëse do. Kur ma thë këtë, thashë me vete: “Ky njeri është i mrekullueshëm. Si një baba i dytë për mua”, do të shprehej Ronaldo. Këtë herë ishte Ferguson që i kërkoi Ronaldos si nder që të rikthehej te djajtë dhe portugezi e realizoi kërkesën: “Kjo ishte për ty”. Me siguri që nëse Ferguson nuk do të kishte ndërhyrë në këto tratativa, do të ishte e pamundur që të ndodhte rikthimi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online