Shifrat e frikshme/ Real Madridi bëri 0 pasime në 7 minutat e para të shtesës në çerekfinale, nuk i lejohej të prekte topin kundër Manchester City

Fituesi thuhet se nuk gjykohet, megjithatë gjithmonë ka vend për përjashtime. Tifozët e futbollit janë emocionuar me fundin e ndeshjes mes Man City dhe Real Madrid, një finale e parakohshme. Megjithatë përgjatë 130 minutave të lojës së rregullt, kjo ndeshje nuk u ngrit në nivelin e pritshmëritë së lartë apo aq më tepër, të ndeshjes së parë.

Pasi shënoi golin e parë, Real Madridi u kthye i gjithi në mbrojtje dhe në fushë ekziston vetëm një ekip që luante, Man City. Kjo bëri që spektakli të humbte dhe ndeshja të merrte një tjetër trajtë. Po aq interesant është fakti se në 7 minutat e para të shtesës, kur Manchester City rezultonte me 55 pasime të kryera, nga ana tjetër, Real Madridi kishte 0 pasime. /Sport Ekspres/