Shifrat e çmendura për të transferuar Haland, menaxheri i tij përfiton 40 milionë euro dhe 30 milionë euro shkojnë për babain

Të marrësh Haland kushton shumë! “Bild” pretendon se blerja e Haaland dhe nënshkrimi i kontratës pesëvjeçare me të do të kushtojë rreth 355 milionë euro. Ajo përbëhet nga shpërblimi i lojtarit, komisionet për agjentin, Mino Raiola, si dhe Alfa-Inge Haaland, babai i lojtarit të Borussia Dortmund.

Raiola do të përfitojë një shumë të madhe prej 40 milionë eurosh. Alf-Inge do të përfitojë vetëm 10 milionë më pak. Norvegjezi pret një pagë prej 40 milionë eurosh në vit për pesë sezone. Mediat raportojnë se pritshmëritë financiare të Haaland janë gati t’i mbulojë Manchester City, i cili ofron para më të mëdha se Real Madridi. Vetë futbollisti thuhet se i kushton vëmendje në radhë të parë projektit sportiv, jo vetëm aspektit financiar të transferimit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online