Shifra rekord për futbollin, Shqipëria mbulohet me “flori”!

0

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka miratuar shpërblimet, premiot dhe fondin e solidaritetit e programin HatTrick. Federata jonë do të përfitojë më shumë, deri në 20 milionë euro

Përgjatë Kongresit të 42-të të Zakonshëm të UEFA-s, zhvilluar dje në Bratisllavë, u zyrtarizuan edhe premiot rekord për UEFA Euro 2020, shifër rekord që destinohet të subvencionojë rritjen e futbollit në Europë. Ndërkohë, në mbledhjen e zhvilluar u informuan të 55 federatat anëtare të UEFA-s për vendimet që Komiteti Ekzekutiv UEFA mori në prag të kongresit.

Për programin V të solidaritetit dhe zhvillimin e HatTrick, u caktuan 775 milionë euro për t’u përdorur për katër vite (cikli 2020-24, ose një rrijte me thuajse 30% nga 600 milionë të disponueshëm për HatTrick IV (2016-20).

Çdo federatë mund të fitojë deri në 14,1 milionë euro në katër vitet e ciklit. Programi, ndër vite  suportuar federatat UEFA në rritjen e formimit dhe në programin e zhvillimit, pra me financime infrastrukturash si fusha, stadiume, qendra sportive dhe zyra. Nga krijimi i tij, në vitin 2004, HatTrick ka investuar 1,8 miliardë në futbollin evropian.,

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, sakaq, ka aprovuar një rritje të importit të shpërndarë te skuadrat pjesëmarrëse në fazën finale Euro 2020. 24 vendet pjesëmarrëse, në fakt, do të ndajnë 371 milionë euro, pra me një rritje në krahasim me 301 milionë eurot e ndara në Euro 2016 në Francë.

Më poshtë, ndarja:

  • Të gjitha 24 skuadrat do të fitojnë 9,25 mln euro për pjesëmarrjen
  • Gjatë fazës së grupeve ka edhe bonuse me paraqitjet, ose 1,5 mln euro për një fitore hde 750 mijë euro për barazim
  • Nga faza me eliminim nuk do të ketë bonuse paraqitje. Skuadrat e kualifikuara në fazën e 1/8-ve do të marrin 2 milionë euro, ndërsa 8 çerekfinaistet do të marrin edhe 3,25 mln euro. Premio në para për katër gjysmëfinalistet është 5 mln euro
  • Për sa i përket finales së “Ëembley”-t, në Londër, kampionët e Europës 2020 do të fitojnë 10 mln euro, ndërsa nënkampionët do të marrin 7 mln euro
  • Kjo do të thotë që nëse kampionët do të kenë fituar të tre ndeshjet në fazën e grupeve, premio në para do të jetë 34 mln euro, pra 7 më shumë se sa 27 e 2016-ës.

Mes eventeve të tjera në Kongresin e Zakonshëm, edhe zgjedhja e Huan Luis Larrea Sarobe (Spanjë) si pjestar i Komitetit Ekzekutiv UEFA për një vit, dhe zgjedhjen e Sandor Shani (Hungari) si zv president i FIFA-s për një vit. Mbledhja e ardhshme do të zhvillohet nga Komiteti Ekzekutiv më 24 maj 2018 në Kiev, ndërsa Kongresi i ardhshëm do të jetë në Romë më 7 shkurt 2019.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.