Mauro Ikardi u largua pas dy vitesh nga PSG-ja për t’u huazuar në radhët e Gallatasarait. Sulmuesi argjentinas pranoi të ulte ndkeshëm pagën e tij, por nga ana tjetër vendosi disa kushte ndaj turqve për të përfituar rehati në qendrimin e tij në Stamboll. Kushtet e jetesës duhet të jenë maksimale për të dhe familjen e tij dhe për ta arritur këtë nuk kursehet aspak në fund të muajit.
“Mundo Deportivo” tregon shifrën marramendëse që Ikardi shpenzonte përgjatë një muaji në Paris. Kostoja mujore e argjentinasit shkonte në vlerën e 500 mijë eurove. Një shifër kjo pak a shum e njëjtë me atë që Armando Broja fiton përgjatë gjithë vitit te Çelsi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/