“Janë surprizë e Superiores”, Zhupa beson te vazhdimësia e Erzenit: Ekip që prodhon lojë, ka pasur menaxhim jashtëzakonisht të pikasur

Erzeni është befasia e madhe e 5 javëve të para në “Abissnet Superiore”. Skuadra nga Shijaku mban vendine dytë në renditje dhe i ka shkaktuar humbje ekipeve me emër si Partizani dhe Vllaznia. Zhupa është i mendimit që kë ekip do të ketë vazhdimësi edhe në të ardhmen. Analisti i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora TV” e mbështet mendimin e tij mbi argumentat se Erzeni po prodhon lojë të mir dhe se ka krijuar një harmoni të duhur brenda skuadrës.

“Ka surpriza në këto javë të para. Ka regres sa i përket skuadrave që ishin projektuar për titullin kampion. Nuk flasim për rezultatin, flasim për prodhimin e lojës, sepse prodhimi i lojës është garanci për të ardhmen. Por të mos harrojmë edhe një gjë tjetër, që menaxhimi i këtyre skuadrave që kanë ardhur nga Kategoria e Parë ka qenë jashtëzakonisht i pikasur, sepse përveç rezultateve që kanë prodhuar në këto pesë javë, kanë prodhuar edhe lojë të mirë.

Mendoj që Erzeni është surprizë e Superiores. Mendoj që vazhdimësia e kësaj skuadre do të shkojë mirë, sepse grupi i Erzenit përveçse ka një eksperiencë të mirë lojtarëve që ka marrë, ka krijuar edhe harmoni. Mbi të gjitha ka krijuar besimin te trajneri, që përveç interesit se si duhet të kompozohet skuadra, ka edhe interesin tjetër, që marrja e pikëve i jep garanci për të ardhmen, sepse mendoj që objektivi i Erzenit të jetë që të qendrojë në kategori”, është shprehur Eduard Zhupa./Halit Delibashi-Sport Ekspres

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online