Ernest Muçi është përfolur shumë në ditët e fundit për një kalim të tij te Rapidi i Vienës dhe Young Boys. Sulmuesi i Tiranës ka shkëlqyer në elitën e futbollit shqiptar duke sjellë interesimin e disa klubeve europiane.
Megjithatë bardheblutë po ngurrojnë që të heqin dorë nga kartoni i tij pasi po i ndihmon në këtë sezon të ri dhe nga ana tjetër kërkohet që të fitohet një shifër e lartë. Në mediat sportive erdhi si fakt i kryer se Ernest Muçi do të kalonte te Rapidi i Vienës.
Megjithatë “Top Channel” ka kontaktuar me drejtorët sportiv të dy klubeve në fjalë, me Kristof Spiher që është drejtori i Young Boys dhe Zoran Barisic, që ndodhet te Rapidi i Vienës. Të dy e kanë refuzuar në mënyrë të prerë se kanë paraqitur një ofertë zyrtare për Muçin, ndërsa gjithashtu raportohet se shifra 600.000 euro është një trillim për t’ia rritur më tepër vlerën lojtarit. /Sport Ekspres/