Fidel Ylli kërkon të bëhet president i KOKSH, arsyeja e mashtrimit të KOKSH dhe MASR

Ky artikull është i publikuar nga media “Dosja.al”, më poshtë ndiqni gjithë hulumtimin

Komiteti Olimpik Shqiptar vazhdon të jetë në kaos dhe të prodhojë skandale vazhdimisht. Në fillim të janarit KOKSH mblodhi Asamble të Jashtëzakonshme në mënyrë të fshehtë, në kundërshtim të rregullave për grumbullimin dhe në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila me vendimin nr. 940, datë 24.11.2020, ka vendosur: “Marrjen e masës së përkohshme të sigurimit të padisë, duke vendosur ndër të tjera Pezullimin e kryerjes së veprimeve të mëtejshme nga ana e KOKSH-it për thirrjen e Mbledhjes së Asamblesë së KOKSH”, por edhe pa asnjë njoftim zyrtar për mediat.

Në këtë mbledhje sekrete dhe pa praninë e mediave, Asambleja e Jashtëzakonshme ka kaluar për votim ndryshimet statutore. Gjithashtu, anëtarët e Asamblesë kanë votuar pro shkarkimit të presidentit Viron Bezhani.

Mirëpo, ky i fundit e dërgoi çështjen në gjykatë duke kërkuar pezullimin e të gjitha vendimeve të Asamblesë dhe pavlefshmërinë e tyre. Pasi administroi padinë e Bezhanit, gjykata vendosi shtyrjen e seancës për veprime paraprake/përgatitore, duke i lënë kohë palës paditëse që të sjellë prova të tjera shkresore nëse i disponon. Gjithashtu, iu kërkua edhe palës së paditur që të sjellë po ashtu qëndrimet e saj dhe prova shkresore. Po në këtë vendim saktësohet se seanca e radhës do të mbahet më datë 1 mars.

Po ky vendim i gjykatës nuk është marrë parasysh aspak nga KOKSH, që në mënyrë flagrante gënjen haptazi anëtarët e Asamblesë dhe Komitetit Ekzekutiv, siç kuptohet qartë në një letër informuese që mban datën 30 janar.

Në këtë letër, zv.presidenti i KOKSH-it, Vojo Malo, mashtron anëtarët duke u thënë se Gjykata ka vendosur mospranimin e kërkesës së presidenti Viron Bezhani për pezullimin e vendimeve të Asamblesë. Sikur të mos mjaftonte kjo shkelje absurde në të njëjtën letër shkruhet se Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar Statutin e miratuar nga Asambleja e KOKSH, ndonëse çështja është ende në gjykata dhe nuk ka ende një vendim të formës së prerë.

Shkelja bëhet edhe më e rëndë, pasi është zbuluar edhe vendimi i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për miratimin e vendimeve të Asamblesë së Jashtëzakonshme të 10 janarit me ministren Evis Kushi, që ka firmosur urdhërin para disa javësh, duke e lënë atë pa datë deri në pritje të një përgjigjeje nga Gjykata e Tiranës. Ndonëse kjo e fundit e ka informuar për të paktën 3 çështje që janë në gjykim pranë saj, MASR ka vijuar me miratimin e statutit.

Sakaq, është bërë e ditur tashmë që në këtë lëmsh ka edhe një çështje penale të regjistruar nga Prokuroria e Tiranës, që pas padisë së presidenti Viron Bezhani ka regjistruar procedim penal për veprën “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën. Në këtë padi, siç mund të shihet edhe në dokumentin në fjalë “pretendohet fakti i shkeljeve të kryera nga punonjës të KOKSH, të cilët kanë sjellë dëm financiar, si edhe fakti i falsifikimit të dokumenteve për thirrjen e Asamblesë së Jashtëzakonshme të këtij institucioni”. Çështja është ende nën hetim dhe priten zhvillime në këtë mes.

Flitet se pas kësaj sipërmarrje të guximshme të jashtëligjshme që zgjat prej disa muajsh në fakt, qëndron mazhoranca qeverisëse me në krye deputetin e PS-së, Fidel Ylli, i cili është shpallur publikisht kandidat për t’u bërë President i KOKSH.

Nguti për të bërë çorap e për të uzurpuar KOKSH nuk ndalet para asgjëje dhe tashmë është e qartë se personat që duan të marrin në kontroll një nga institucionet më të rëndësishme sportive në vend, në rastin konkret deputeti Fidel Ylli dhe shpura e tij, nuk duan t’ia dinë as për ligje apo vendimesh gjykatash, duke bërë shkelje të njëpasnjëshme.

Në fakt, nuk mund të shpjegohet ndryshe e gjithë kjo mori shkeljesh e veprimesh të jashtëligjshme pa pasur mbështetjen e pushtetit, që në këtë rast është vendosur i gjithi në dispozicion të kandidatit për presidentin e KOKSH dhe do me çdo kusht ta çojë deri në fund misionin, pa marrë parasysh as vendimet e gjykatave e as ligjet në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online