Shifra e dytë më e madhe e blerjes së një klubi futbolli në histori, Milani ndryshon zyrtarisht pronarët pas fitimit të Skudetos

AC Milan ndryshon pronarin. Italianët njoftuan nënshkrimin e një marrëveshjeje blerjeje mes fondit Elliott Advisors, i cili drejton klubin prej disa vitesh dhe RedBird Capital Partners. Por cilat janë detajet e këtij transaksioni?

Marrëveshja është me vlerë 1.2 miliardë euro (shuma e dytë më e madhe e shitjes për një klub futbolli në histori) dhe i lejon Elliott Advisors të mbajë një pakicë të aksioneve në klub, si dhe të ketë përfaqësuesit e tij në Bordin Mbikëqyrës të Milanit. Ky partneritet është krijuar për të ruajtur vazhdimësinë në përparimet e bëra nga amerikanët gjatë drejtimit të tyre. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *