VIDEO/ Shqipëria duhet t’i hapë sytë mirë! Portieri i Islandës lë nam në gjithë botën, zvogëlon portën me 15-20 centimetra kur arbitri nuk ka mendjen

Patrik Gunnarson, portieri që aktivizohet gjithmonë titullar te Viking në Danimarkë u gjend në qendër të një skandali. Gazeta norvegjeze “Aftenposten” ka akuzuar islandezin se zvogëlon portën para çdo ndeshjeje në shtëpi, për t’ua vështirësuar gjërat kundërshtarëve.

Kjo ndodh pasi arbitri kontrollon rrjetën dhe siguron se gjithçka është në rregull. Më pas Gunarson lëviz shtyllën dhe e zvogëlon portën nga 15-20 centimetra. Këto pamje janë duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Një lëvizje e tillë e ka një shpjegim dhe nuk bëhet më kot. Gunarson ka pësuar vetëm dy gola në shtëpi dhe Viking ndodhet në vendin e tretë në kampionatin norvegjez. Ndërkohë edhe Shqipëria duhet të bëjë kujdes për ndeshjen e radhës në transfertë në Ligën e Kombeve, pasi Patrik Gunnarson është thirrur nga Kombëtarja e Islandës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online