Shi pa pushim, Kukësi-Vllaznia luhet në “liqen”

0

Prej orës 14:00 në Kukës do të luhet sfida e kampionatit mes Kukësit e Vllaznisë, takim shumë delikat për të dyja palët.

Vllaznia ka mungesa të rëndësishme dhe kërkon pikë mbijetese, Kukësi kërkon të reagojë pas humbjes së javës së shkuar në Gjirokastër.

Megjithatë, shqetësimi kryesor në këtë moment duket se është fusha e stadiumit “Zeqir Ymeri”, sepse reshjet e dendura kanë bërë që fusha të jetë e mbuluar nga uji në sektorë të ndryshëm.

Mundësia për të pasur një fushë në gjendje të mirë është e vogël, duke parë që reshjet e dendura nuk kanë pushuar gjatë gjithë paradites dhe po vazhdojnë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.