Formacionet zyrtare/ Kukësi pa Koliçin, Vllaznia me shumë mungesa

Sot mbyllet java e 26-të e Superiores shqiptare me dy ndeshje shumë të rëndësishme, jo vetëm për nga emrat, por edhe për vetë pozitat ku ato ndodhen në klasifikim.

Në orën 14:00 Kukësi i vendit të dytë përballet me Vllazninë, që ndodhet pranë zonës së ftohtë të renditjes, me vetëm 1 pikë më shumë se Teuta e vendit të nëntë.

Si për Vllazninë, ashtu edhe për Kukësin, kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, për arritjen e objektivave respektove. Vllaznia sot do të zbresë në stadiumin “Zeqir Ymeri” për të marrë pikë për t’u larguar sa më shumë nga Teuta, që dje mori një fitore të rëndësishme në Lushnjë. Nga ana tjetër, Kukësit i duhet patjetër fitorja për të ruajtur vendin e dytë në renditje, ku është me pikë të barabarta me Laçin, e trajnerit Mezani. Historiku i ndeshjeve mes këtyre skuadrave premton se kjo ndeshje do jetë mjaft e luftuar. Herën e fundit që këto ekipe janë përballur bashkë ndeshja është mbyllur në barazim, ku Kukësi barazonte në fund dy golat e Vllaznisë me anë të Atsinës.

Për ndeshjen e sotme Kukësi ul në stol portierin titullar Koliçi, me probleme fizike, ndërsa Vllaznia është pa Malotën, Krymin, Vucajn dhe Çinarin, ky i fundit në stol, ashtu si Krymi, të dy me probleme fizike.

Superiore, java e 26-të, ora 14:00, Kukës

Formacionet zyrtare

KUKËSI – VLLAZNIA

Kukësi: Frashëri, Idrizi, Alla, Shameti, Rrumbullaku, Ymeraj, Musolli, Dzaria, Elton Kale, Shkodra, Guri. Të gatshëm: Koliçi, Hoxha, Ebipi, Peposhi, Ethemi, Imami, Zhderiç

Trajner: Peter Pakult

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Pjeshka, Berisha, Mersini, Tafili, Orelesi, Lika, Kalaja, Ribaj, Sukaj. Të gatshëm: Selimaj, Ruqi, Gurishta, Krymi, Hajdari, Çinari, Pusi

Trajner: Ernest Gjoka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online