Shi milionash për UEFA-n/ Champions League edhe në Amerikë, ja shifra që përfiton qeveria europiane e futbollit

Champions League është padyshim niveli më i lartë i futbollit në Europë, që mbledh pas vetes miliona teleshikues në mbarë botën. Që nga viti 2024 këtij kompeticioni i shtohet edhe shikues nga jashtë kontinentit. Sipas “New York Times” dhe portalit ekonomik “Bloomberg”, UEFA ka shitur të drejtat televizive të Champions League-s për një shifër prej 300 milionë eurosh.

Shi milionash bie për qeverinë europiane të futbollit nga SHBA-të, ku agjensia “Relevant” ka fituar ankandin e hapur për të drejtat televizive për periudhën 2024-2027. Në total kanë qenë katër kompani ato që kanë hyrë në garë për të transmetuar Champions League-n, por në fund “Relevant” ka ofruar shumën më të lartë që ka kënaqur UEFA-n./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online