Mourinho e ka ngritur zërin për penalizim nga arbitrat, ultrasit e Romës ankohen në protestë: Tani mjaft, palaço!

Arbitrat kanë qenë një temë diskutimi që e ka shoqëruar ekipin e Romës përgjatë gjithë sezonit. Jose Mourinho ka ngritur shpesh zërin për penalizim nga gjyqtarët, duke gjetur disa herë edhe alibi tek arbitrimi i tyre.

Së fundmi janë edhe tifozët ata që i bashkohen zërit të portugezit. Ultrasit e Romës kanë qenë të pakënaqur me vendimet në ndeshjen e fundit kundër Genoa-s, ku goli i Zaniolos u anullua për një goditje dënimi të shkaktuar nga Abraham në fillim të aksionit.

Tifozët besnikë të ekipit verdhekuq janë organizuar pranë zyrave të Federatës Italiane të Futbollit, vend në të cilin kanë shpalosur edhe një banderolë ku shruajnë: “Rregullat janë të njëjta për të gjithë, por ne nuk jemi të gjithë njësoj para rregullave. Tani mjaft palaço”!/Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online