Shi dhe tension, Pike shmang humbjen në derbi

Barcelona ndalet për herë të dytë në pak javë në Cornella nga Espanjoli. Pas humbjes në kupë, sot mori një barazim 1-1 me vuajtje, në një fushë të rënduar nga shiu, që nuk pushoi gjatë gjithë ndeshjes.

Një derbi i bukur dhe i nxehtë, ndoshta tel mase, sepse në fushë e jashtë saj nuk mungoi tensioni.

Gerard Moreno shënoi në minutën e 66-të për Espanjolin, por Pike shënoi në minutën e 82-të dhe i bëri shenjë stadiumit të heshtte.

Ky gjest acaroi tifozët dhe ndeshja u bë edhe më e zjarrtë në fundin e takimit, aq sa pati edhe përplasje mes lojtarëve.

Barazim me vlerë, edhe pse mund të afrohet Atletiko, ndërkohë që Barcelona e këtij sezoni është ende pa humbje në kampionat, duke thyer rekordin e Barcelonës së Guardiolës në sezonin 2009/10.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online