Shfaqja ndryshe dhe ndërveprimi me tifozët, Tirana është kampione dimri me shkëputje të frikshme nga të tjerët në…imazh!

Tirana e mbylli vitin 2021 me derbin e fituar ndaj Partizanit dhe në vendin e parë të Superiores, duke u ndodhur 5 pikë larg ndjekësit më të afërt. Më mirë se kaq për këtë sezon të ri, nuk do ta kishte menduar as tifozi më i zjarrtë i bardhebluve.

Por kryeqytetasit nuk bëjnë diferencën vetëm në pikët e renditjes, por edhe në mënyrën sesi paraqiten si imazh. Në futbollin modern është po aq e rëndësishme pjesa e jashtme dhe fytyra që i jepet skuadrës, nëpërmjet rrjeteve sociale dhe ndërveprimit me tifozët, për t’u quajtur profesionist dhe të kompletuar.

Në këtë aspekt, Tirana është kampione dimri dhe ka shkëputje të frikshme me rivalët e tjerë. Shpeshherë duke zgjedhur mënyra alternative dhe ndërvepruese me tifozët, imazhe ndryshe që shuajnë kuriozitetin e tifozëve përtej asaj që shohin në fushën e blertë dhe veshja e zyrtarëve të klubit me kostume si të ishin duke udhëtuar në ndeshjet e Europës.

Serioz, dinjitoz dhe mbi të gjitha…klas! Edhe në këtë periudhë festash, në mënyrë të veçantë Tirana ka menduar sesi lojtarët të tregojnë programin dhe preferencat e tyre gjatë Vitit të Ri, por edhe për programet më të ndjekur si Big Brother dhe Përputhen. Pa harruar edhe fushatën e fundit ku të gjithë tifozët mund të dërgonin videot e tyre në lidhje me Tiranën, që do të shpërndaheshin nga vetë faqja zyrtare e klubit. Të paktën në këtë pjesë, rivalët e tjerë duhet të bëjnë shumë që të arrijnë në hapin e bardhebluve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online