Pep Guardiola ka festuar trofeun e parë në drejtimin e Mançester Sitit, pas suksesit të sotëm 3-0 në finalen e Kupës së Ligës kundër Arsenalit.
Ndeshje pa histori, dominimi i Sitit ishte impresionues.
Celebrating together! ?
Thank you so much for your amazing support at Wembley! ? #mancity pic.twitter.com/JqKtewahxG
— Manchester City (@ManCity) February 25, 2018
Aguero shënoi golin e parë në minutën e 18-të, duke përfituar nga një gafë e Shkodran Mustafit, sepse topi i nisur nga porta tjetër përfundoi te Aguero, i cili nuk fali.
Në pjesën e dytë Kompani dhe David Silva vulosën fitoren e merituar, ndaj një Arsenali mediokër.
Për herë të parë prej vitit 1999 Arsenali pëson 3 gola në Wembley, ndërsa u paraqiten dobët të gjithë, përfshirë Mustafin dhe Granit Xhakën.
Aguero, Gundogan e David Silva më të mirët në fushë.