Arsenali mposhti në fundjavë Manchester United-in me rezultatin 3-1. Ndeshja mes dy klubeve legjendare të Premier League-s nuk ka përfunduar qetësisht. Një tifoz ka goditur me kokë legjendën e “djajve të kuq”, Roy Keane-n. Irlandezi ishte i pranishëm në stadium në rolin e analistit për “Sky Sports”-in së bashku me Micah Richards-in.
Njëri prej tifozëve ka arritur të shkojë deri te ish-sulmuesi dhe ta godasë atë, ndërsa menjëherë më pas ka ndërhyrë Richards-i për të shmangur përshkallzimin e mëtejshëm. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet qartë se tifozi vijon të mbetet i acaruar, duke kërkuar sërish përplasjen fizike me Kaene-n. Megjithatë situata është qetësuar më pas dhe policia ka nisur hetim mbi këtë ngjarje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Micah Richards was not having it omds ???? pic.twitter.com/bjXnmzsljq
— Sjayy ? (@sjayy24s) September 3, 2023