Pas humbjes ndaj Interit në derbi, Milani u fundos nga kritikat që sa vijnë e shtohen, ndërsa ‘La Repubblica’ zbuloi edhe një prapaskenë nga humbja kundër Interit: sipas së përditshmes italiane, Leonardo Bonuçi u bë protagonist i një debati të ashpër me Alesio Romanjolin në përfundim të takimit. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, por vetë Romanjoli ka postuar një foto duke bërë “boks” me Bonuçin, duke dhënë versionin e tij për ngjarjen: “Pas derbit, tani raundi i dytë në Milanelo! Le të qeshim… duke shpresuar që nuk do të lexojmë më gënjeshtra të tilla…”.