Barazim pa gola në Azerbajxhan. Skuadra që eliminoi Kukësin tregohet edhe njëherë një kockë e fortë. Kampionët azerë tentuan, por pa rrezikuar ashtu si duhej
Menjëherë i rrezikshëm Karabaku me anë të Rzezniçak, që gjen përgjigjen e mrekullueshme të Mikuliç. Sherifi përgjigjet me në goditje dënimi të Brezovecit, që s’gjen kuadratin e portës. Ndeshja është me fraksione dhe sulme sa në një anë, në tjetrën.
Pas 10 minutash, rasti i mirë ëshë në këmbët e Badibangës, por lojtari i Sherifit është në pozicion jashtë loje. Luan më mirë Karabaku, që shpërdoron në mënyrë të jashtëzakonshme një rast të pastër me Rzezniçak, por portieri kampionëve të Moldavisë bën mrekullinë. Përshtypja është se ndeshja mund të zhbllokohet nga momenti në moment, por nuk ndodh kështu. Sherifi luan mirë në prapavijë dhe nuk dhuron hapësira.
Mugosa provon të mposhtë Sehiç, që përgjigjet mjaft mirë. Ekuilibri është kryefjala, teksa sërish në goditje dënimi vendësit i afrohen golit. Pjesa e parë mbyllet kështu, me tentativat azere për të zhbllokuar ndeshjen.
Menjëherë, në pjesën e dytë, Karabaku shfaqet i rrezikshëm me anë të Ndlovu, pasi goditja e tij përfundon në kënd. Në të 57’, gjuajtja e Almeidës bllokohet lehtë. Karabaku shton ritmin dhe presionin, por rrjeta e miqëve mbetet e paprekur. Në minutën e 63-të rasti më i mirë qëllon në këmbët e Guerrier, që dy hapa larg portës nuk e shtyn në rrjetë topin. Publiku shtyn benjaminët e tij që të mos heqin dorë, ndërsa Sherifi është dorëzuar dhe është mëse i kënaqur me barazimin, duke tentuar, herë pas herë, të orkestrojë ndonjë kundërsulm.
Më pas, nuk ndodh thuajse asgjë, por vetëm disa raste sporadike dhe aspak të rrezikshme. Një ndeshje e mirë e kapitenit të Shqipërisë, Agollit, por që nuk shërben, pasi barazimi pa gola është një rezultat i mirë për moldavët, që në Tiraspol do të përpiqen të fitojnë.