Shënon gol në derbi dhe shpallet njeriu i ndjeshjes, Granit Xhaka bën lojtarin francez të flasë shqip: Vllau jem!

Granit Xhaka ka zhvilluar një nga ndeshjet më të mira të karrierës ditën e sotme. Arsenali ka mposhtur Tottenham-in me rezultatin 3-1, ku goli i tretë mban firmën e mesfushorit shqiptar. Xhaka është shpallur lojtari i ndeshjes, duke marrë kështu vlerësimet maksimale.

Ndeshjen e ka ndjekur nga ekrani i televizorit edhe Lacazette, i cili ka folur shqip në llogarinë e tij në “Instagram”. Sulmuesi francez ka shpërndarë një “story” me pamje nga goli i tretë i shënuar nga Xhaka, ku shkruan: “Vllau jem”! Lacazette ka qenë pjesë e Arsenalit, por tashmë luan me Lyon-in./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online