Eros Grezda arriti të shënojë në përballjen e Sibenik kundër Lokomotivës së Zagrebit. Lojtari shqiptar tundi rrjetën në minutën e 14 duke zhbllokuar sfidën dhe më pas do të dilte nga fusha në minutën e 46.
Por mënyra sesi realizoi Grezda ka marrë vëmendje të madhe në Kroaci. Sulmuesi arriti të stoponte topin me gjoks dhe ta dërgonte në rrjetë me kokë. “Index.hr” dhe “Tportal.hr” e kanë hapur artikullin e tyre me këto fjalë: “Shihni golin më të pazakontë në historinë e futbollit të Kroacisë, çmenduri”.
E gjitha kjo lidhet me faktin se Grezda ka asistuar dhe ka shënuar po vetë. Pra në momentin që dërgoi topin me kokë në rrjetë, ishte pikërisht stopimi i parë që i bëri topit me gjoks për ta finalizuar në mënyrën më të mirë. /Sport Ekspres/