Ernest Muçi nuk po sheh më fushën e lojës, trajneri serb i Legias heq Celhakën nga fusha para se ta largojë…arbitri

Legia e Varshavës është duke dalë nga kriza dhe zona e ftohtë pas një sezoni skandaloz që erdhi nga kampionët e Polonisë. Një tjetër fitore ka ardhur në ditën e sotme, teksa kanë mundur në transfertë Lecna me shifrat 0-1. Por sinjale jo shumë positive vijnë nga tre lojtarët shqiptarë që janë pjesë e saj. Ernest Muçi vazhdon që të jetë i ndëshkuar i trajnerit serb Vukovic që pak kohë më parë e kaloi me ekipin e të rinjëve pasi nuk i ka pëlqyer sjellja e sulmuesit shqiptar.

Asnjë minutë për ndeshjen e sotme, ndërsa Kastrati do të aktivizohej në minutat shtesë. I vetmi sinjal positiv vjen nga Jurgen Celhaka që e nisi ndeshjen sërish si titullar për herë të tretë radhazi. Por mesfushori shqiptar do të dilte nga fusha me nisjen e pjesës së dytë pasi u ndëshkua me karton të verdhë dhe Vukovic ndërhyri për ta nxjerrë nga fusha, me frikën se arbitri do të bënte të njëjtin veprim para tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online