Shënoi golin e parë në Championship, Mehmeti: Tifozët po këndin emrin tim gjatë gjithë ndeshjes, me zor po prisja të ndryshoja lojën

Anis Mehmeti ka shënuar sot golin e tij të parë në Championship. Futbollisti shqiptar hyri në fushë nga stolid dhe shënoi golin e fitores kundër Stoke City-t. Në një intervistë të shkurtër të dhënë për kanalin zyrtar të Bristol City-t në “Youtube”, Mehmeti ka treguar ndjesitë e tij për golin e parë të shënuar me skuadrën e re. Lojtari i Kombëtares shqiptare është shprehur se po priste me padurim të futej në fushë, pasi tifozët po këndonin gjatë gjithë ndeshjes emrin e tij.

“I kam vendosur vetes standarte të larta. Thjesht vazhdoj përpara. Ishte një rol i vështirë, sepse duhet të luaja më thellë. Ata po luanin në shtëpi, kështu që po provonin fitoren. Nuk mund ta përshkruaj, por është një ndjenjë e madhe. Tifozët ishin brilantë. Po këndonin emrin tim gjithë ndeshjen. Me zor po prisja të hyja dhe të ndryshoja ndeshjen”, ka thënë Anis Mehmeti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online