Shënoi dy gola në finale, por çmimin ia japin Milinkoviç-Saviçit! Ronaldo nuk i beson dot syve dhe i kërkon llogari zyrtarëve

Ronaldo ka fituar trofeun e tij të parë me fanellën e Al Nasërit. Klubi verdheblu fitoi për të parën herë në histori Kupën e Kampionëve të Klubeve Arabe, duke mposhtur me shifrat 1-2 Al Hilalin në finale. Triumfi ka ardhur falë Kristiano Ronaldos, i cili shënoi dy golat e klubit të njohur arab.

Por pavarësisht ndikimit të tij në këtë finale, çmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes e mori Sergei Milinkoviç-Saviçi. Ylli portugez nuk i ka besuar dot syve kur ka parë çmimin në duart e lojtarit serb, në një kohë që ishte ai që vendosi fatin e kësaj finaleje.

Ronaldo ka shkuar menjëherë pranë zyrtarëve të ndeshjes për t’i kërkuar llogari për këtë padrejtësi të bërë ndaj tij. Kamerat kanë kapur 5 herë fituesin e Topit të Artë duke i kujtuar zyrtarit të sfidës se shënoi dy gola. Megjithatë, vendimi ishte marrë dhe nuk mund të kthehej pas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *