Ernest Muçi i dha fitoren Legias së Varshavës përballë Aston Vilës. Sulmuesi shqiptar shënoi 2 gola në fitoren 3-2 të polakëve, duke rrëmbyer tërësisht skenën në Ligën e Konferencës. Por për trajnerin e Legias lojtari i ndeshjes sot nuk ishte Muçi. Në konferencën për gazetarët pas ndeshjes, Kosta Runjaiçi ka thënë se lojtari i ndeshjes këtë herë ishte tifozeria.
“A ishte Muçi lojtari i ndeshjes? Ishin tifozët tanë. Ata janë lojtari ynë i 12. Jam i lumtur me qendrimin e Ernestit. Ndeshje si e sotmja kanë një ndikim pozitiv në zhvillimin e të gjithë skuadrës dhe na japin një ide se ku jemi. Kjo forcon vetëbesimin tonë, por edhe mentalitetin gjithashtu. Tregon se ekipi është i aftë të mbajë peshën e lojës”, ka thënë Kosta Runjaiçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/