Jasir Asani ka zhvilluar sot ndeshjen më të mirë me fanellën e Gëangju. Që nga transferimi i tij në këtë ekip, sulmuesi shqiptar nuk i kishte treguar koreanëve një nivel të tillë siç bëri në ndeshjen e sotme. Për më tepër, bëhet fjalë për një përballje prestigji dhe me shumë vlerë, në Champions League e Azisë. Gëangju u përballë kundër japonezëve të Yokohama dhe fitoi me shifrat e thella 7-3.
Një fitore e ardhur vetëm nga këmbët e Jasir Asanit, pasi 4 gola u prodhuan nga lojtari ynë. 3 shënime dhe një asist i dhënë, me siguri se më mirë se kaq nuk mund të bënte. Goli i parë erdhi nga distanca, ndërsa goli i dytë ishte një perlë e Asanit nga krahu i majtë që e shohim shpesh te Shqipëria. Në golin e tretë, Asani shënoi nga brenda zone, gola që siç thotë edhe Etrit Berisha, nuk i quhen, pasi na ka mësuar vetëm nga distanca.
Menjëherë pas ndeshjes, Jasiri ka treguar edhe arsyen e shpërthimit të tij. Vetë futbollisti tregon se merr motivim të madh kur duhet të përfaqësojë shtetin dhe e përjeton ndeshjen shumë më ndryshe nga një takim normal i përballjes së kampionatit.
“Është ëndrra e çdo lojtari që të përfaqësojë vendin në arena të mëdha. Prandaj unë kam një ndjenjë përgjegjësie shumë herë më të madhe kur luaj për Kombëtaren time, te Shqipëria. Gëangju kishte gjithashtu ndeshjen e parë historike. Sot fitorja erdhi nga të gjithë, jo vetëm nga mua, kemi punuar së bashku. Forca ime është i gjithë grupi, të gjithë shokët e ekipit, duhet të vazhdojmë të luajmë kështu”, tha Asani. /Sport Ekspres/