Bernard Gjikolaj
Takimi testues ka nisur me shumë raste. Të parët që rrezikojnë janë shënkollasit me anë të Rub. Danajt dhe Gegës në të 10’ dhe 18’. Në të 24’ ishin miqtë tiranas të Spartakut që sulmojnë dhe në të 24’ me anë të Rizvanit. Në të 30’ ishin shënkollasit që sulmojnë Mirdita kroson nga e djathta e sulmit drejt Gegës, ky i fundit me kokë e dërgon topin ngjitur me trekëndëshin e djathtë të Sejdinit. Edhe pse të dyja skuadrat luftuan fort pjesa e parë u mbyllë pa gola. Pjesa e dytë ka nisur shumë e shpejtë nga të dyja skuadrat, këtë e mundësoj edhe rifreskimi i formacioneve, por shënkollasit ishin më superior. Të parët që rrezikuan seriozisht ishin shënkollasit me në të Rub. Danajt në të 62’ që pasi i afrohet zonës mike gjuan diagonal nga e djathta e sulmit topi kalon ngjitur me pingulen e djathtë të Sejdinit. Pas presingut të shënkollasve në të 74’ vjen edhe goli me anë të Pjetrushit pas një sulmi të shpejtë të shënkollasve. Në të 81’ shënkollasit e mbyllin në portë Spartakun ishte mbrojtësi Zefi që ishte pranë golit, por një nga mbrojtësit miq e nxjerrin topin në këndore. Në të 82’ krosin e këndores e kthen në gol Zefi, autori që e fitoj atë goditje këndore dhe me golin e Zefit mbyllet i gjithë takimi 2-0.
Merkato – Te Shënkolli është në kulmin e saj. Janë larguar Mashi dhe Selaci dhe janë afruar Smaçi, Jazaj, Ujka, Veseli. Po ashtu ka edhe që janë vetëofruar, kryesisht nga moshat lezhjane.
SHËNKOLLI-SPARTAKU 2-0
Shënues: Pjetrushi 74’, Zefi 82’
SHËNKOLLI: Frrokaj, Mirdita, Baku, Liçaj, S. Danaj, Jazaj, Çeku, Luzi, Ujka, Gega, Rub. Danaj. (U aktivizuan: Pjetrushi, Zefi, Mërdhoqi, Kulli, Nekaj, Marku, Xheka). Trajner: A. Margjoni.
SPARTAK: Sejdini, Menaj, Tole, Zaimi, Hysko, Rizvani, Mile, Haroku, Horanlli, Jonuzi, Nerdini. (U aktivizuan: Pillati, Myrta, Shaqe, Kacnia, Zuna, Sorra, Dizdari, Duma). Trajner: T. Përleka