Kapiteni i Besëlidhjes garanton: Do jemi më të fortë

Bernard Gjikolaj

Lezhjanët e Besëlidhjes të hënën nën drejtimin e dyshes Lani-Xhabiri do të nisë javën stërvitore pas pushimit të së dielës. Për javën në vijim do të planifikohet edhe ndonjë ndeshje miqësore, por ende nuk ka ndonjë datë apo skuadër të fiksuar, gjithsesi në ditët në vijim do ta mësojmë.

Kapiteni Kledi Dibra që po mbyllë sezonin e shtatë me fanellën e Besëlidhjes dhe momentalisht mban edhe shiritin e kapiteni gjatë një bisede për “Sport Ekspres” u shpreh kështu: “Besëlidhja nga dita në ditë po merr formë si fizikisht që jemi edhe në kulmin për këtë përgatitje, po ashtu edhe tekniko-taktikisht dhe shpresojmë se deri në mbyllje të fazës përgatitore do ta kemi marrë ngarkesën e nevojshme. Ne kemi një objektiv që është ngjitja në Superiore, por tani për tani po mendojmë për të forcuar pozitat në pesëshen e parë, pasi aty do të nisë lufta fazën e tretë për një vend në elitë. Pjesa dërmuese e futbollistëve të formacionit janë të qartë në objektiva ndaj po punojnë fort gjatë seancave stërvitore për të marrë ngarkesat e nevojshme nga të gjitha pikëpamjet”, – tha kapiteni i Besëlidhjes, Kledi Dibra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online