Shembulli real, kur një sportist e mund edhe kancerin!

Historia e Marten Van der Vejden do t’i bëjë për vete të gjithë. I prekur nga leuçemia që në vitin 2001, kur ai ishte vetëm 20 vjeç, iu nënshtrua kimioterapisë për t’u shëruar. Që atëherë ai tregoi se mund të luftonte shumë dhe kjo aftësi e bëri atë që t’i përkushtohej notimit, madje arriti të bëhej kampion Olimpik në garën e 10 kilometrave në ujëra të hapura.

Van der Vejden ka arritur të fitojë betejën më të madhe, atë me sëmundjen. Në vitin 2011 ai e mposhti dhe nuk ndalet me kaq, pasi kërkon ta luftojë edhe më shumë, për të ndihmuar edhe të tjerët. Sigurisht ai e ka provuar në kurriz dhe kjo tanimë është beteja e tij e radhës.

https://www.facebook.com/MvdWFoundation/photos/a.211518206048726/401551603712051/?type=3&theater

Ajo ka nisur. Nga data 18 deri në 20 gusht ai tentoi të notonte 200 kilometra në ujërat e hapura në 11 qytete holandeze. E gjitha kjo për të mbledhur fonde që do të shkojnë për luftën kundër kancerit. Nuk ishte e lehtë t’i shkonte deri në fund 200 kilometrave.

Mjekët e ndaluan pasi kishte përshkuar plot 163 kilometra. Nuk mund të rrezikonte më shumë për arsye shëndetësore. Por, imazhi i tij me gishtërinjtë e rrudhosur është bërë viral dhe fushata e tij për të mbledhur fonde ka shkuar më së miri, pasi Van der Vejden ka arritur të grumbullojë 3.5 milionë euro.

Tashmë synimi është për ta çuar fondin e mbledhur në 4.5 milionë euro, shumë që do të mbulonte gjithë studimin e gjetjes së trajtimeve për disa kancere të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *