“Mendoj se kemi shkuar te porta kundërshtare. Edhe kontrolli i topit ka qenë në favorin tonë. I tillë është futbolli nëse do të kishim shënuar, atëherë mund të kishte një tjetër rrjedhë loja”. “Luajmë në kondicion shumë të fortë, përballë një kundërshtari shumë të fortë, jemi munduar që të përballemi denjësisht. Me të gjithë kundërshtarët ballë për ballë. Duke u përballur ballë për ballë duhet të kuptohet që kemi hyrë për të marrë pikë. Kemi një ndeshje të vështirë përpara me Dinamon, por mendoj se po morëm pikë do të jemi sërish në valle, në lojë për kualifikimin”.