Shehi: Keqardhje për humbjen, optimist për paraqitjen

Natyrshëm I keqardhur për humbjen e parë sezonale të Skënderbeut. Në emisionin “Gol Pas Goli” në “SuperSport”, trajneri i korçarëve, Orges Shehi nuk e fsheh zhgënjimin për rezultatin, që sipas tij nuk i’u përgjigj lojës, por është optimist, mbi të gjitha përpara përballjes me Kukësin.

Humbja e parë e Skënderbeut?

Më vjen keq, mbi të gjitha për atë që dhanë lojtarët. Dolëm shumë herë përpara portës, edhe pse luajtëm me dhjetë vetë, por nuk finalizuam.
I kuqi i Sambu?

Çdo lojtari mund ti ndodhë. Edhe aksioni që doli topi, ishte si karambol, që shkoi te lojtari i Teutës.
Përse jo Abazi, por Sambu nga minuta e parë? Duke ditur shtatlartësinë e kundërshtarëve e bëmë këtë zgjedhje. Sambu bëri ndeshje shumë të mirë në Vlorë dhe duke diskutuar me stafin vendosëm që të kishim centimetra në fushë.

Skëndërbeu më mirë me dhjetë lojtarë, por mungon përqendrimi në goditjet standarde?

Më vjen keq për atë që prodhuam, për lojën e bërë, sepse rezultati nuk i’u përgjigj paraqitjes. Nuk është e lehtë të luash me dhjetë lojtarë dhe dolëm kaq shumë përpara portës. Të vjen keq, që pësojmë me goditje standarde.

Ndikim në psikologjinë e ekipit përpara ndesjes me Kukësin?

Jemi një skuadër e re, kampionati është i gjatë dhe mund të ketë edhe humbje. Por, mënyra sesi luajtëm, na ngushëllon dhe nuk na bënë pesimist. Por, luajtëm mirë dhe për aq herë sa dolëm përpara portës nuk shqetësohemi për ndeshjen e radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *